close
Vendi

1.261 raste me Covid dhe 4 të vdekur në tri ditët e fundit në RMV

Coronavirus pandemic in North Macedonia

Në tri ditët e fundit janë regjistruar 1.261 raste të reja të KOVID-19 nga 2.989 teste të kryera, janë shëruar 1.085, ndërsa kanë vdekur katër persona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga rastet e sapoinfektuara, në Shkup janë 572, Manastir – 107, Kavadar – 75, Prilep – 64, Ohër – 62, Kumanovë – 54, Tetovë – 44, Veles – 36, Gostivar – 29, Negotinë – 27, Strumicë – 23, Strugë – 22, Kërçovë – 19, Kriva Pallankë – 18, Resnjë – 16, Shtip – 15, Koçani – 12, Gjevgjeli dhe Sveti Nikollë – 9, Dibër – 8, Radovish dhe Kratovë – 7, Vallandovë – 5, Berovë, Krushevë dhe Demir Hisar – 4, Makedonski Brod – 3, Dellçevë – 2, Vinicë, Bogdanc, Pehçevë dhe Dojran – nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.261), janë evidentuar 295 riinfektime.

Janë regjistruar 1.085 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 578, Manastiri – 80, Kumanova dhe Kavadari – 51, Velesi – 41, Ohri – 35, Tetova – 26, Gostivari dhe Strumica – 25, Shtipi – 19, Prilepi – 18, Struga dhe Kërçova – 17, Koçani dhe Gjevgjelia – 14, Resnja – 12, Negotina dhe Kratova – 10, Kriva Pallanka, Vallandova dhe Demir Hisari – nga 6, Sveti Nikolla – 5, Krusheva – 4, Radovishi, Berova dhe Dellçeva – 3, Dibra, Vinica dhe Bogdanci – nga 2.

Gjatë 3 ditëve të kaluara (22.07-24.07.2022) janë paraqitur 4 persona të vdekur nga: Shkup (69), Manastiri (84), Prilepi (80) dhe Velesi (83). Të gjithë personat kanë vdekur në kushte spitali.

Në pajtim me Regjistrin e personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini im janë regjistruar dy persona të vdekur: Kumanova (86) dhe Makedonski Brodi (79). Të dy kanë vdekur në kushte shtëpie. Personat e paraqitur të vdekur në periudhën prej 26.06.2022 – 01.07.2022.

Janë bërë 2.989 testime përmes: ISHP-323, QSHP Shkup-32, QSHP Manastir-86, QSHP Prilep-34, QSHP Tetovë-47, QSHP Kumanovë-62, Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile-0, Mjekësi ligjore-1, Laboratori spitalor Kozle-0, KU Pulmologji me Alergologji-0, SPQ “8 Shtatori”-0, Instituti i Mikrobiologjisë-147, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-34, Avicena-75, Biotek-123, Sistina-62, Laboratori Laor – 14, Sinlab-28, Remedika-7, Fertilitet-37, Genea-9, Laboratori Nikob-160, VFV Medikal-16, Eli Medika Plus-21, Rojal Medika-4, Spektra-MM-15, Rapid Lab-9, Zhan Mitrev Strumicë-6, Nova Lab Diagnostiks-5, Ramus-31, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë)- gjithsej 1.601.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.108.611 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 323.425, numri i të shëruarve është 309.761, numri i të vdekurve është 9.359 dhe numri i rasteve aktive është 4.305.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia