close
Vendi

10 000 DOZA TË “ASTRA ZENEKA” ARRIJNË NESËR, 10.000 “SPUTNIK” JAVËN E ARDHSHME

92A9D282-84CC-4BB0-ADE5-B7F839F8F680

FILIPÇE: NUK DIHET NËSE DO TË NEVOJITET DOZË E TRETË E VAKSINËS


Nesër 10 mijë doza të vaksinave “Astra Zeneka” arrijnë në Shkup si donacion nga Kroacia, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë edhe 10 mijë vaksina ruse “Sputnik”. Kështu ka deklaruar ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke nënvizuar se në procesin e imunizimit janë kyçur edhe qendrat për vaksinim masiv, gjegjësisht sallat e sportit dhe shtëpitë e shëndetit. Filipçe nënvizoi se vaksinat janë të sigurta dhe nuk ekziston mundësia që të lëshohet në qarkullim ndonjë ilaç, nëse për të njejtin nuk ka dhënë miratim Agjencia e Ilaçeve.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Dje është ngritur një pyetje rreth dokumentacionit, lejet dhe kështu me rradhë. Dua të sqaroj se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe nuk ekziston mundësi që të lëshohet çfarëdolloj ilaçi, përfshirë edhe vaksinat, nëse për atë nuk jep miratim Agjencia e ilaçeve. Ne kemi aplikuar me dokumentacionin kompetent, e cila nevojitet edhe për importin e Ilaçit, ndërsa ajo arrin edhe para se të arrijnë vaksinat në Agjencinë e ilaçeve, kështuqë bëhet fjalë për process administrativ. “

Filipçe tha se tashmë kanë filluar të dalin rekomandime dhe publikime për nevojën për dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit, por për një të tillë, ai tha se akoma nuk ka qëndrim të qartë.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Askush nuk mund me siguri të thotë se cila do të jetë ardhmëria lidhur me vaksinimin. Nëse këto doza do të jenë të mjaftueshme ose nëse do të nevojitet ndonjë dozë e tretë, tani parashtrohet pyetja nëse do të duhet nga I njejti prodhues ose ndryshe, ose ndonjë skenar I tretë.”

Numri një I shëndetësisë njoftoi se vaksinimi sot po zbatohet në të gjitha pikat e vaksinimit, se gjatë ditës së djeshme dhe një ditë më parë janë vaksinuar rreth 12 mijë persona, ndërsa numri total I të vaksinuarve duke përfshirë ditën e djeshme shkon në 330.000 qytetarë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia