close
EkonomiTop Lajme

11 TERMOCENTRALE NË SVETI NIKOLË DHE MAKEDONSKI BROD

Screenshot_7

Bekteshi: Inkurajojmë investimet private


Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot kanë nënshkruar kontratat për ndihmë financiare për prodhimin e energjisë elektrike gjegjësisht energji nga burime te rinovueshme. Termocentralet do të ndërtohen në Sveti Nikolë dhe në Makedonski Brod.

Sveti Nikola dhe Makedonski brod janë dy vendet ku do të ndërtohen 11 termocentralet e reja fotovoltaike me fuqi totale prej 35 MW të cilat do të jënë konkurruese dhe pa asnjë kosto dhe barrë për çmimin e energjisë elektrike.

Në fjalën e tij, Kryeministri Spasovski theksoi se një nga reformat më themelore dhe efektive, me rëndësi të madhe për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, është reforma në sektorin e energjisë.

Ndërkaq ministri Bekteshi tha që një nga qëllimet kryesore të politikës energjetike është inkurajimi i investimeve private në ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë ku kjo ministri do t’i mbështes me shumën prej 200,000 euro.

Kompanitë investitore kanë paguar traifë prej afro 2.8 milionë euro sipas tyre ata të gatshëm të ndërtojnë një pjesë të termocentralit fotovoltaik në vetëm gjashtë muaj dhe të shesin energji elektrike me kushtet e tregut. 9 kompani që plotësuan kërkesat nënshkruan kontratat për mbështeje financiare nga gjtihsej 82 oferta të paraqitura në konursin publik. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia