LUSHI: PANDEMIA NDRYSHOI GJITHÇKA
7 marsi i këtij viti, i gjen shkollat me klasa të boshatisura. Për dallim nga vitet tjera ku në këtë ditë të mësuesit festoheshte në mënyra të ndryshme, pandemia ndryshoi gjithçka. Ata të cilët po i japnin shkëlesinë kësaj dite nuk i gjenë në bankat e shkollës, modeli online i mësimit zbehi ngrohtësinë e kësaj dite. Fadil Lushi një ndër veterant e arsimit, duke folur për rëndësinë e kësaj dite thonë se asgjë më sështë si më pare, raportet mes nxënësve dhe mësimdhënësve, nuk e kanë të njëjtin rritëm, ai thotë se pandemia e ka zbehur këtë festë.
Fadil Lushi – Veteran i arsimit
Këtë vit festa e 7 marsit është paksa e zbehtë kur kemi parasyshë faktin se e gjithë bota ballafaqohet me pandamenin. Arsimtarët ballafaqohen me shumë sfinda, unë do përmend vetëm dy segmente. Do hek menjëanë nxënësit e klasave të para dyta dhe të treat, ndërsa te klasat tjera kemi problem serioze. Një nxënësit nuk i kemi të socializuar dhe e dyta që është shumë e rëndësishme për mua është se si arsimtarët do bëjnë vlersimin e nxënësve për procesin edukativo arsimor. Dhe cilat janë informacionet kthyese nga ky process edukativo arsimor.
Lushi thotë se institucionet nuk kanë kritere për të vlersuar punën e arsimtarit.
Sot asnjë institucion nuk ka kritere se si ta vlersoj punën e arsimtarit, aq më të tepër kur arsimitarët punojnë në distance.
7 Marsin e uruan përfaqësues të partive politike në vend dhe shoqata të ndryshme. Ndryshe, më 7 marsë të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. /KlanMacedonia