close
download
15 korriku është data e zgjedhjeve, zgjidhja me kompromis e të gjitha partive politike, pas ankandit disajavor me kërkesa dhe kushte në mes të pushtetit dhe opozitës, zbulon Tv Klan Maqedoni. VMRO-DPMNE deri atëherë kërkon vendosjen e misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR, listë të pastruar zgjedhore dhe protokolle të detajuara shëndetësore për votim në kushte të infeksionit. Nga LSDM-ja për momentin nuk ka pohim zyrtar për pajtueshmëri për votime në mes të muajit korrik.
Jozyrtarisht – partitë kryesore politike kanë arritur pajtueshmëri që 15 korriku të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të cilat u arrit marrëveshje në dhjetor të vitit të kaluar, të caktuara për në prill të këtij viti, por për shkak të krizës korona u zhvendosën për më vonë. Kjo konsiderohet si kompromis në mes insistimit të partisë në pushtet LSDM-së që të votohet më 5 korrik dhe kushtit të opozitares VMRO-DPMNE  që zgjedhjet të organizohen pas qetësimit të krizës korona, e cila kohëve të fundit ka pasur valë të re në vend. Për momentin vërtetim zyrtar nga tabori i LSDM-së nuk ka, as për datën, as për kushtet e vendosura nga ana e opozitës. Derisa zgjasin konsultimet partiake, zyra për shtyp u përgjigj.
“Përpjekjet tona që Maqedonia e Veriut urgjentisht të dalë nga kjo krizë institucionale, kjo do të thotë zgjedhje sa më shpejt që të kemi Kuvend dhe Qeveri plotësisht funksionale. Vazhdojmë me kërkimin e zgjidhjeve që kjo të realizohet në mënyrën më të shpejtë dhe më demokratike”, thonë nga LSDM.
Kjo vijoi pasiqë opozita i përsëriti kushtet e saj që të votohet më 15 korrik, të mërkurën.
“Në qoftë se plotësohen kushtet për sigurimin e mbikëqyrësve nga OSBE dhe ODIHR dhe vendosje të protokolleve serioze shëndetësore për fushatën zgjedhore dhe ditën e votimeve, VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në zgjedhje më 15 korrik dhe do të jetë partia fituese”, tha Milloshoski.
Derisa konsultimet partiake zhvillohen pas dyerve të mbyllura të partisë në pushtet LSDM, kryeministri teknik Oliver Spasovski për kundërshtsëimin e opozitës që të votohet më herët, më 5 ose 8 korrik dhe kërcënimet me bojkot, në profilin e tij në Facebook sot ka shkruar.
“Në qoftë se opozita i bojkoton zgjedhjet, është e moralshme që para opinionit t’i lëshojnë institucionet. Nga njëra anë, të mos dëshironi të shkoni në zgjedhje, nga ana tjetër të vazhdoni të mbeteni në sistem duke bartur funksione, t’a dëmtoni shtetin është shumë e papërgjegjshme”, tha Spasovski.
BDI nga koalicioni qeveritar konsideron se zgjedhjet janë të nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, në dobi të krizës korona por edhe për shkak të vazhdimit të komunikimit me Bashkimin Evropian, por do ta pranojnë datën e kompromisit në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia