close
Top LajmeVendi

15 TETOR- DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË

Screenshot_7

Personat e verbër nën ‘mëshirën’ e institucioneve!


Personat me shikim të dëmtuar janë kategoria sociale më sublime që karakterizohen në shoqëri. Të njëjtit në Tetovë hasen me probleme të ndryshme. Ata nuk mund të ecin dhe lëvizin kudo, përveç sëmundjes atyre u vështirësohen edhe kushtet të cilat nuk u japin hapësirë për të lëvizur lirshëm. Me këto pika kyçe u shënua Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë.

Institucionet pa shkallë të rrafshëta, semafor pa zë si dhe mungesa e trotuarëve janë disa nga pikat referuese në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë. Nga shoqata e personave të verbër apelojnë deri tek institucionet që t’ua tejkalojnë këta vështirësi sa i përket lëvizjes.

Ndryshe, Lidhja Kombëtare e të verbërve e Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 15 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë organizoi një tryezë të rrumbullakët të titulluar ”Marrëveshja e Marakeshit – përfitimet për personat që nuk mund të lexojnë shtypin standard”. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia