close
BotaTop Lajme

16 VJET ANGELA MERKEL – FUNDI I NJË EPOKE

merkel-nona.jpg

LARGIMI I MERKELIT DHE 16 VITET E QEVERISJES SË SAJ

Në proceset zgjedhore, Angela Merkel, katër herë ishte në krye të partisë së saj dhe katër herë fitoi.

Kur ra Muri I Berlinit, kancelari I atëhershëm Helmut Kohl e mori në Qeveri ku shumë shpejt përparoi. Por, kur Kohli u përfshi në një skandal, organizoi largimin e tij, me një luftë ta pamëshirshme për të marrë kreun e partisë kurse në vitin 2005 të bëhet edhe kancelare.

Gjatë krizës ekonomike në BE, arriti të depërtojë në skenën ndërkombëtare me negociatat për të ndihmuar vendet evropiane ekonomikisht të dobësuara. Me këtë ajo përforcoi pozitën e lideres gjermane ku Presidentët dhe Kryeministrat e botës donin ta takonin.

Por, një krizë tjetër, luhati besimin e gjermanëve ndaj Merkelit. Kur refugjatët sirianë arritën në Evropë, hapi kufijtë e Gjermanisë. Në këtë vend hynë më shumë se një milionë. Një numër I madh I bashkëpartiakëve të saj kundërshtuan politikat e kancelares, popullariti I saj nisi të shënoi rënie, kurse e djathta ekstreme filloi të forcohet.

Shumica filluan të shtrojnë pyetjen nëse është koha të largohet?

Më pas erdhi koronavirusi. Me rritjen e infektimeve dhe rasteve të vdekjeve gjithandej Evropës, rritej edhe vendosmëria e saj.

Pragmatizmi I saj, kësaj radhe ishin grantet e mëdha për vendet evropiane.

Megjithatë, COVID-19 ishte një krizë ku ajo nuk mund të luftonte e vetme. Në ditët e fundit si kancelare numri I infektimeve shënoi shifra rekorde. Tani pushtetin ua dorëzoi zyrtarëve të rinj, atyre që kishin vënë veto në masat e mbylljes që ajo kishte propozuar.

Në punimet e Bundestagut ishte vetëm vëzhguese. Mbikqyrte personin që do ta zëvendësojë, I cili veten e quan Mashkulli – Angela Merkel. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia