close
Bota

17 MILIONË KAFSHË TË NGORDHURA NGA ZJARRET

dre

Shkencëtarët në Brazil i kanë dhënë fund një studimi ku u përpoqën të numëronin kafshët e ngordhura nga zjarret e ligatinave të Pantanalit. Sipas kësaj llogaritjeje, të paktën 17 milionë kurrizorë ku përfshihen zvarranikë, zogj dhe gjitarë kanë ngordhur.

Studiuesit janë habitur jo nga shifrat, por nga lloji i specieve të prekura. Rezultoi se kishte një numër të madh gjarpërinjsh, ku këta të fundit janë grabitqarë gjitarësh të vegjël e bretkosash. Ngordhja e tyre mund të rezulojë në një çekulibër të madh në ekosistem.

Ligatinat përgjatë Brazilit, Paraguajit dhe Bolivisë janë një ndër zonat me biodiversitetin më të madh në planet. Mijëra lloje xhaguarësh, milingonangrënësish dhe zogjsh shtegtarë banojnë ‘shtëpinë’ prej 140.000-160.000 kilometrash katrorë.

Zjarret të cilat zgjatën nga Janari në Dhjetor të vitit 2020 shkatërruan 30% të ligatinës më të madhe  tropikale në botë. Gjatë vitit 2020, kanë rënë të paktën 22.000 zjarre që kanë shkaktuar këtë katastrofë. Ndonëse është një territor që digjet natyralisht, këto zjarre patën impakt apokaliptik dhe ishin të ndryshme nga ato çfarë ky rajon kalon në ciklin e shkatërrim-rikuperimit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia