1900 atletë në edicionin e 22-të, në Kampionatin Botërorë të atletikës në Oregon

RMV-ja prezantohet me maratonisten Adrijana Pop Arsova

Nga data 15 deri më 24 korrik në Oregon të SHBA-ve do të zhvillohet edicioni i 22-të Kampionati Botërorë i atletikës për senior. Në këtë botërorë të atletikës marrin pjesë 1900 garues nga 190 vende të botës në mesin e të cilëve edhe Maqedonia e Veriut me një garuese dhe ate me maratonisten Adrijana Pop Arsova . Në disiplinën e maratonës ku do të prezantohet Adrijana Pop Arsova e cila këtë vit kishte rezultat të përafërt me normën e duhur do të jetë në konkurrencë me 48 maratoniste botërore.

Në bazë të programit të publikuar paraprakisht Adrijana Pop Arsova do të vrapon më 18 korrik në orën 6:15 sipas kohës në Oregon apo në ora 15:15 sipas kohës në vendin tonë.

Adrijana Pop Arsova së bashku me trajnerin e saj Dimitar Petrovski nga klubi i atletikës Delta, sot kanë udhëtuar për në Oregon, ku të premten fillon Kampionati Botërorë i Atletikës.

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share