2 fëmijë vdesin nga uria në Sudanin e Jugut, mijëra njerëz po përballen me shkurtimet e ndihmave ushqimore

Programi Botëror i Ushqimit tha se pezullimi u përhap në rajone të ndryshme të vendit dhe shtuan se më shumë se 60% e popullsisë prej 11 milionë banorësh tani përballen me pasiguri ushqimore.

Sami Al Subaihi, një punonjës i Médecins Sans Frontières në kamp ​​tha se njëri nga fëmijët ishte vetëm 5 vjeç.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë e gjeta nënën e njërit prej fëmijëve të ulur pranë varrit të vogël të djalit të saj 5-vjeçar”, tha ai.

Ai shtoi se më shumë se 20,000 njerëz që jetonin në kampe ishin në rrezik nga uria.

“Në një kamp unë shoh njerëz fizikisht të rraskapitur. Është e qartë se ata nuk kanë pasur ushqim të mjaftueshëm për një kohë. Unë nuk shoh askënd duke gatuar apo ndonjë ushqim të ruajtur në asnjë prej strehimoreve.”/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share