close
Bota

20 VITE PAS SULMEVE QË NDRYSHUAN SHBA-të DHE BOTËN

15DEF7D5-4F90-4860-B8CA-0A6C2AD2B412

BAJDEN BËN THIRRJE PËR BASHKIM DHE PËRKUJTIM TË 2977 VIKTIMAVE TË “11 SHTATORIT”


Presidenti amerikan Xho Bajden bëri thirrje për bashkim në vend, ku sot shënohet 20 vjetori i sulmeve terroriste në Nju Jork dhe në Uashington. Në video mesazhin ai nderoi pothuajse 3000 personat që e humbën jetën gjatë rënies së kullave binjake, në Pentagon dhe në aksionet e shpëtimit. Sulmet vetëvrasëse të kryera nga islamistët e Al Kaedës e ndryshuan plotësisht mënyrën e jetesës në gjithë botën.

Duke i nderuar të gjithë të punësuarit në kullat binjake në Nju Jork, në ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe të gjithë zjarrfikësit, policët dhe personelin mjekësor që humbën jetën në aksionet e shpëtimit që pasuan, Presidenti Bajden theksoi se dhimbja për të afërmit e tyre nuk do të zhduket kurrë.

XHO BAJDEN, PRESIDENT I SHBA-sw

“I nderojmë të gjithë që rrezikuan dhe e dhanë jetën e tyre në minutat, orët dhe vitet më pas. Është shumë e vështirë, pa marrë parasysh nëse kanë kaluar 1 vit ose 20 vite. Fëmijë u rritën si jetimë, prindër vuajnë pa fëmijët e tyre. Pa marrë parasysh sa kohë ka kaluar këto kujtime me dhimbje kthehen pas, sikur lajmi të ketë arritur para disa sekondave.”

Në sulmet terroriste të kryera me katër aeroplanë pasagjerësh të kidnapuar nga pjesëtarë të grupit ekstremist islamist Al Kaeda nga Afganistani, humbën jetën 2977 persona, të 90 kombësive. Vetëm një muaj më vonë, Presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush e nisi të ashtuquajturën “luftë kundër terrorit”, me invazion në Afganistan, i mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar për çrrënjosje të Al Kaedës.

XHORXH BUSH, ISHPRESIDENT ISHBA-sw

“Kjo nuk do të kalojë lehtë, do t’i gjejmë ata që e kryenë, do t’i nxjerrim nga vrimat e tyre, do t’i dëbojmë dhe do të sigurojmë drejtësi. Nuk do të përballemi vetëm me ata që guxuan ta sulmojnë Amerikën , por edhe me ata që i mbrojnë.”

20 vite më vonë Al Kaeda ende ekzsiton, ndërsa trupat amerikane këtyre ditëve u larguan nga Afganistani. Ajo që mbeti janë masat e ashpra të sigurisë gjatë udhëtimit me aeroplan në gjithë botën, si dhe frika se rrjeti islamist mund të kthehet sërish. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia