219 shoferë të sanksionuar në Shkup: 55 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (01.07.2022) me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 masa, nga të cilat 55 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 30 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Janë vendosur 10 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 3 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), katër masa për rirregullim të paligjshëm të automjeteve, katër masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share