close
Top LajmeVendi

23 TETORI: MESAZHE POLITIKE NË FESTËN KOMBËTARE

auto_screenshot-4_1508786074-59633261508787664

Ivanov kritikon deputetët, Zaev thirrje për unitet


Presidenti i vendit Gjorge Ivanov në Ditën e VMRO-së ka kritikuar deputetët lidhur me vendimin e Kuvendit që të fillojë procedurën e ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri Zaev me mesazhe uniteti, kurse lideri i opozitës flet për një VMRO të re.

Katër ditë pasi që Kuvendi i Maqedonisë siguroi shumicë prej dy të tretave dhe votoi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, presidenti Gjorge Ivanov, në urimin me rastin e Festës së 23 Tetorit ka kritikuar deputetët se, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit.

“Në referendum populli e shprehi vullnetin e tij sovran dhe pa mëdyshje e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë këtë është dashur që ta ketë parasysh, por shumica e të zgjedhurve të popullit veproi kundër vullnetit të popullit” – shkruan Ivanov.

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e festës së 23 Tetorit ka shkruar se patriotizëm është kur ndërtosh të ardhmen e brezave të rinj duke bërë edhe një herë thirrje për unitet.

“Ua shtrijmë dorën e pajtimit të gjithë fqinjëve tanë, të shtrijmë dorën edhe në shtëpi si vlerë që është veçori e popujve dhe kombeve të mëdha. Të hapërojmë bashkë dhe me vendosmëri drejt familjes evropiane, për shkak se izolimi nuk sjell asgjë të mirë”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka shfrytëzuar këtë festë për të dërguar mesazhe që përkojnë me vendimet e mbrëmshme të Komitetit Qendror të partisë.

“Nga çdo sfidë VMRO-DPMNE-ja ka dalë më e fuqishme, më e guximshme dhe më e vendosur. Çdo fillim i ri do të thotë shpresë dhe shkëndijë të re”

Rrjedhimisht Presidenti Ivanov për herë të fundit është paraqitur në opinion më 1 tetor, apo një ditë pas referendumit duke thënë se populli e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës. Ai e bojkotoi referendumin, edhe pse tërë faktori ndërkombëtarë i bëri ftesë që të dilet për votim. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia