close
Top LajmeVendi

24 DHJETORI: NËNTË VITE NGA “E HËNA E ZEZË”

petar-arsovski

ARSOVSKI: EDHE NËNTË VITE MË VONË, VENDI AKOMA ËSHTË NË KRIZË

Tensione, ndërhyrje e sigurimit dhe nxjerrje me forcë e deputetëve, gazetarëve e kameramanëve nga shtëpia ligjvënëse.. Këto e karakterizojnë miratimin e buxhetit të vitit 2013, që në opinion karakterizohet si “E hëna e zezë” për demokracinë. Analisti Petar Arsovski thotë se këto ngjarje të pakëndshme që kanë ndodhur më 24 dhjetor 2012, kanë qenë paraardhëse të ngjarjeve të tjera akoma më të pakëndshme që e kanë çuar vendin në krizë, prej të cilës akoma nuk kemi dalë.

PETAR ARSOVSKI, ANALIST POLITIK

“Ngjarjet e pakëndshme të së hënës së zezë, janë paraardhëse të praktikimit të dhunshëm të pushtetit dhe kanë hapur rrugë për degradim akoma më të madh të Kuvendit si insitucion  dhe sjelljes në Kuvend, ndërsa kulminoi më ngjarjet e 27 prillit 2017. Kjo e çon vendin në një krizë më të gjatë prej të cilës akoma nuk kemi dalë.”

Arsovski thotë se VMRO-DPMNE, partia e cila ka qenë prapa këtyre ngjarjeve të pakëndshme po kthen prapa një pjesë të aktorëve pjesmarrëse në to dhe kjo gjë sipas tij nuk do t’i sjell dobi asaj në dy baza.

PETAR ARSOVSKI, ANALIST
Mendoj se narrativi I partisë së njejtë është se derisa nuk dëshmohet se ata janë fajtorë, ata janë të pafajshëm. Por mendoj se kjo nuk do t’u sjellë dobi për dy baza.  E para ata kërcënohen me ndjekje penale, gjatë udhëheqjes së tyre ata mund të gjykohen dhe kjo nuk do të jetë mirë për partinë. Dhe e dyta imazhi I përgjithshëm I partisë që I kandidon personat e tillë që kanë probleme juridike, nuk do tu sjell dobi në ndryshimin e imazhit, që shohim se duan ta bëjnë me zgjedhjet lokale.”

Këtyre ngjarjeve të pakëndshme më 24 dhjetor 2012 u parapriu tentimi I LSDM-së opozitare që ta pengojë  miratimin e buxhetit për vitin 2013. Pas tensioneve të shumëta dhe largimit të opozitës nga salla plenare, pushteti I atëhershëm VMRO-DPMNE e votoi buxhetin për vitin 2013./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia