close
Vendi

24 UDHËTARË NGA LINJA AJRORE SHKUP-TURKU ME KORONA VIRUS

lkjh

Në lidhje me informatat për fluturimin nga Shkupi në Turku të Finlandës, ku sipas autoriteteve finlandeze nga avioni me 157 udhëtarë, pas testimit vullnetar, 24 udhëtar kanë qenë pozitiv me Covid 19, Ministria e Shëndetësisë pas kontrollimit të informatave me shërbimet e Aeroportit të Shkupit dhe Policisë Kufitare, informon se bëhet fjalë për udhëtarë gjegjësisht mërgimtarë. Nga MSH njoftojn se pas kontakteve me autoritetet e Finlandës asnjë nga të infektuarit nuk është shtetas i MV

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar se asnjë udhëtar, i cili ka fluturuar për në Finlandë nuk ka pasur vendim për vetëizolim nga ana e Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së veriut. Që do të thotë asnjë nga udhëtarët nuk kanë qenë pozitiv në Maqedoninë e Veriut.

“Ministria e Shëndetësisë, njofton se tashmë janë verifikuar të gjithë udhëtarë e avionit për në Finlandë. Asnjëri nga ata nuk është regjistruar në bazën për raste pozitive me Covid-19 në shtetin tonë, që do të thotë nuk ka vendim për izolim si pozitiv nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ministria e Shndetësisë thonë se pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë udhëtuar me pasaportë të Kosovës, 60 udhëtar me pasaportë finlandeze, ndërkaq të tjerët me pasaport të Maqedonisë së veriut, Bullgarisë, Estonisë dhe Suedisë.

“Bëhet fjalë për udhëtarë, kryesisht mërgimtarë, të cilët vijnë në Maqedoninë e Veriut, ose tranzitojnë në vendin tonë për arsye të ndryshme, dhe pastaj kthehen në punë në Evropën Perëndimore, për të cilat vende me leje pune ose shtetësi nuk vlejnë masat restriktive për hyrje në vend”, thonë nga MSH.

Nga ky institucion apelojn tek qytetarët që të respektohen të gjitha masat për mbrojtje personale gjatë çdo udhëtimi dhe gjithkund ku duhet të mbahet distancë, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga ana tjetër, SDK, sot ka informuar se një nënë me tre fëmijë (të gjithë pozitiv me KOVID-19) pas testimit në një Klinikë private në Shkup, kanë tentuar të largohen nga vendi për në Norvegji duke shkelur urdhrat e epidemiologëve për izolim të detyrueshëm./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia