25-vjeçari bënte manovra të rrezikshme në det me mjet lundrues, ndërhyn menjëherë policia (Video)

Kreu manovra të rrezikshme me një mjet lundrues “Jet ski”, në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, në plazh, Durrës, duke rrezikuar pushuesit, Policia Kufitare e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar dhe shoqëruar në port mjetin lundrues së bashku me drejtuesin e tij.

Gjatë kontrollit, u konstatua se drejtuesi, 25-vjeçari E.T., banues në Durrës, nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi me masë administrative në vlerën 10.000 lekë të rinj, shtetasin E. T.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë kësaj jave, në të gjithë zonën bregdetare, janë zhvilluar kontrolle të herë pas hershme për mjetet lundruese dhe për zbatimin e detyrimeve për të mos lundruar në zonat e mbrojtura me bova.

Si rezultat i kontrolleve, nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve.

Policia Kufitare do të vijojë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare dhe apelon për të gjithë ata shtetas që kanë në përdorim apo japin me qira për përdorim mjete argëtuese lundruese, të tregojnë kujdes maksimal për të respektuar detyrimet, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share