close
Vendi

2600 BANORË TË LUBETENIT PANDEMINË E KALUAN PA UJË

pa-uje

Në kohë pandemie banorët e Lubetenit të Shkupit përballen me mungesë të ujit. Autoritetet lokale dhe qendrore kanë premtuar zgjihdje. Detajet kronika e Kolegut Furkan Saliu.

Ujin që më parë e përdornin për ujitjen e tokës, sot e përdorin për pije.

Edhe pse me vite premtohet zgjidhje e këtij problemi, 2659 banorët në vitin 2020, në kohë pandemie, janë pa ujë të pastër për pije dhe për nevoja higjienike. Premtimi i fundit erdhi nga pushteti aktual.

Do të na lëvizin edhe qytetet para, nëse edhe jeta në fshatra është e mirë njësoj sikur nëpër qytete.

Me kapacitetet e Komunës së Butelit dhe me përkrahjen e pushtetit qëndro, unë jam i bindur se deri në fund të 2018-tës, problemet më të rëndësishme këtu mund ti zgjidhim.

Do të ketë jetë edhe në komunën e Lubotenit…

Por ja si duket “jeta” në Lubeten në fund të 2020-tës…

Është absurde fakti që rezervuari i parë që e furnizon Radishanin është 2 kilometra nga fshati Luboten.

Më parë, mungesën e ujit e menaxhonin duke shpuar bunarë, por tani, edhe këtu është paraqitur problemi.

Bunarë kemi pas, por janë shterë. Lumi nuk ka ujë. Shumë pak ujë.
Shilegov kishte propozuar që fshati ta merr ujin prej rezervuarit më të afërt, nga i cili furnizohet me ujë Radishani, por edhe kjo ide ka mbetur vetëm dëshirë e kryetarit aktual të Shkupit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia