269 ​​sanksione për shpejtësi në territorin e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.02.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 269 drejtues mjetesh.

Prej tyre, tetë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 157 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 112 jashtë vendbanimit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share