close
Vendi

“27 PRILLI”: GJYKATA E APELIT ULI DËNIMET

9CBB62DD-44A1-496B-96A2-7F0A40245F27

KONFIRMOHEN DËNIMET DHE PJESËRISHT PRANOHEN ANKESAT  


Gjykata e Apelit ka ulur për një deri dy vite dënimet me burg për të dënuarit e dhunës në Kuvend më 27 Prill të vitit 2017. Me këtë është konfirmuar aktvendimi I shkallës së parë rreth fajit për veprën e kryer penale, por pjesërisht ka pranuar ankesat e të akuzuarve për 27 Prillin.

Mitko Çavkov në vend të 18 viteve tani do të vuajë 6 vite burg. Vlatko Trajkovski dhe Nikola Mitrevski – Koljo, në vend të 15 viteve, dënohen me 14 vite. Me 13 vite burg dënohen Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Munir Pepiq, Jane Çento dhe Vilijam Mihajlovski, ku sipas shkallës së parë ishin dënuar me 15 vite.

Dënimi nga një deri dy vite u është ulur edhe Oliver Popovskit, Mladen Dodevskit, Gorançe Angjelovskit dhe Igor Jugut dhe tani dënohen me nga 11 vite. I akuzuari Oliver Radulov dënohet me 9 vite, Aleksandar Vasilevski – Ninxha me shtatë, kurse Abdulfeta Alimi tani dënohet me 6 vite.

Të gjithë janë të dënuar për cënim terrorist të rendit kushtetues për incidentet që ndodhën më 27 Prill 2017 në Kuvend. Për organizatorët e këtyre ngjarjeve ende vazhdon procesi gjyqësor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia