close
Vendi

27 VJET NGA THEMELIMI I UT-SË

Universiteti-i-Tetovës

QAHILI: PËRPARA SYVE NA SHFAQET NJË UNVERSITET PËRPLOT DINAMIZËM


 Universiteti i Tetovës sot ka shënuar 27 vjetorin e themelimit të tij. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë, e historia e tijë nuk u la pa përmendur edhe në fjalimin e rektorit Reshat Qahili.

RESHAT QAHILI- REKTOR I UT

Shikuar në këtë prizëm UT është platforma e jonë e përbashkët pikë-gërshetimi I historisë, traditës, vizionit dhe identitetit të përbashkët. UT sot feston ditëlndjen e 27-të , ai lindi nga ëndrra shekullore për arsim në gjuhën amtare nga gjaku, djersa mundi dhe sakrifica e gjeneratave të tëra.Nëse ne tani shikojmë në retrospektivë , përpara syve na shfaqet një unversitet përplot dinamizëm që shkallë shkallë po mer konturat e një institucioni prist në vend dhe rajon.

Energjia rinore të kanalizohet në mënyrën më mirë të mundshme. Prandaj duhet të kontribojmë që të duan të ngelen këtu për përmbushjen e aspiratave personale dhe familjare , kuvendi do vazhdoj të jetë me dyer hapur për cdo kontribut për të zgjedhur zgjidhje ligjore për studentët  ka deklaruar kryetari I kuvendit të vendit Talat Xhaferi.

TALAT XHAFERI- KRYETAR I KUVENDIT TË RMV-së-

“Tetova qyeti universitar me potencialin kaq të madh studentor ku dëshira dhe vullneti kaq I zjarrtë për të investuar në përkryerjen intelektuale, profesionale ndihet në cdo kënd., nuk guxon të zhvendoset kurrë nga fokusi I ligjeruesve  , politikëbërsev dhe vetëadministrimit local që të gjithë ne të bjëmë maksimumin në fushëveprimin tonë.”

Grubi vlerësuar gjeneratat e nxjerra nga ky universitet duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e kuatrove profesionistë duke theksuar që edhe ai është një nga produktet e këtij institucioni.

ARTAN GRUBI- ZV KRYEMINISTËR I RMV

“E sotmja I tejkalon kufijte e vetëm një përvjetori , ëshët ditë e reflektimit , vlerësimit dhe rolit të sotëm të UT. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që të dëshmosh suksesin e gjeneratave të shumta të këtij universiteti që sot janë kuadro udhëhëqëse të procesve të rëndësishme të këtij shteti.”

Gjatë ceremonies u dekorua me mirënjohje profesori Kimet Jusufi nga Fakulteti I Shkencave Natyrore pranë këtij universiteti I cili u shpall shkenctari vitit në mesin e 2% të shkencëtarëve më produktiv në rang global për vitin 2021 sipas studimit të Standfort University./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia