close
Vendi

300 MILION NJERËZ NË BOTË KANË PROBLEME ME SHIKIM

BFE8AD8F-BACE-4E61-A0FE-5DB7F2717085

TATESHI: QYTETARËT TË BËJNË KONTROLLE


300 milion njerëz në botë kanë probleme me shikim e dobët, 50 milion prej tyre janë të verbër dhe pjesa tjetër janë me shikim të dobësuar, kështu u shpreh Oftamologu Bekim Tateshi në programin e mëngjesit Happy Day në Ditën Ndërkombëtare të Shikimit, ai apeloi deri tek qytetarët për vetëdijësimin e kontrolleve rutinore në parandalimi e sëmundjeve të syve.

Televizori dhe jeta sociale e fëmijut ndikon në dobësimin e shikimit që në vegjëli, ku tabletët dhe telefonat e mençur mund ta dëmtojnë syrin nëse ato përdoren pa kontroll, I cili më von shkakton probleme në zhvillimine të pamurit, kështu vlerësoi Oftamologu Bekim Tateshi në Ditën Ndërkombëtare të Shikimit.

“Diku 80 % e këtyre sëmundjeve janë prventive dmth nëse jetojmë në nëj shtet ku politika shëndetësore janë adekuate atëhere mundemi të arrijmë që 80% të këtyre njerëzve mos e kanë shiqimin e dëmtuar ose të jenë të verbër. Nëse kalojmë tek fëmijët edhe aty kemi një numër shumë të madh të fëmijëve në nivel botëror diku 19 milion fëmijë me shikim të dobësuar”. tha Oftamologu – Bekim Tateshi

Ndryshe 12 Tetori shënon Ditën Botërore të Shikimit ku ka si qëllim senzibilizimin e qytetarëve si dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e vizionit të mirë, parandalimin dhe korigjimin në kohë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia