close
Top LajmeVendi

4 KORRIKU: 245 VJETORI I PAVARËSISË SË SHBA-ve

6D3CF003-FBE1-47E6-B446-56948F17BD71

AMBASADA E SHBA-së NË SHKUP, MANIFESTIM VIRTUAL


4 Korriku shënon 245 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32-vjeçari Tomas Jefferson.

Dita e Pavarësisë në SHBA, kudo festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e tonelatave të fishekzjarrëve në qiellin e Eldorados, ku qytetet kryesore, Nju Jorku, Filadelfia, Uashingtoni, Los Angelos, Çikago, e tjerë e shënojnë këtë natë magjike më një hedhje fishkezjarresh spektakolare.

Ambasada e SHBA-së në Shkup, sot do të organizojë manifestimin me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë. Do të jetë ky manifestimi I dytë virtual të 245 vjetorit të pavarësisë amerikane.

Manifestimi do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e Facebookut të Ambasadës amerikane në Shkup me fillim në ora 20:40. Qytetarët e Shkupit do të kenë mundësi që t`I ndjekin edhe fishekzjarret tradicionale, në Kalanë e Shkupit në ora 21:00. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia