close
Bota

4-vjeçarja humb jetën si pasojë e sulmit rus në Vinnytsia (FOTO)

vajza-e-ndjere

Një karrige ngjyrë rozë është gjetur pranë një dyqani të shkatërruar në Vinnytsia të Ukrainës që i përkiste një vajze të vogël të quajtur Liza. 4-vjeçarja ishte një ndër 3 fëmijët e vegjël të vrarë ditën e djeshme kur raketet ruse goditën qendrën e Vinnytsia. Ndërkohë, nëna e saj Irina Dmitrieva u plagos rëndë në sulm.

“Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën e saj ishte i gjithë kuptimi i jetës së saj. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është për familjen”, tha logopedia e fëmijës Valeriia Korol për BBC News.

Valerriia tha për prestigjiozen britanike se e ëma e adhuronte Lizën dhe ishte shumë e hapur për faktin se ajo kishte sindromën Down. Ajo donte që njerëzit të dinin se nuk ishte asgjë për t’u turpëruar, “që fëmijë të tillë nuk ndryshojnë nga ne, ata janë shumë të ëmbël dhe të sjellshëm”.

Si pasojë e këtij sulmi, 23 persona mësohet se kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë ende të zhdukur. Dhjetëra të tjerë janë ende në spital./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia