close
Të ndryshmeVendi

40 VJET – NËNË TEREZA QYTETARE NDERI E SHKUPIT

Nene-Tereza

Në mungesë të Kryebashkiakut Petre Shilegov, Instituti për Trashëgimi Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve, së bashku me përfaqësues të institucioneve shënean 40 vjetorin e shpalljes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereza, qytetare nderi e Shkupit.

Përfaqësuesit e institucioneve që sot respektuan Gonxhe Bojaxhiun – Nënën Terezë, u shprehën të kënaqur që pllaka e vendosur përkujtimore në vendin e shtëpisë së saj është në dy gjuhë, duke e shprehur, sic u tha,  mozaikun e realitetit tonë multietnik dhe shumëgjuhësor.

Duke përmendur vitin e largët 1980, kur Gonxhe Bojaxhiu për herë të tretë kishte vizituar vendlindjen e saj Shkupin he me vendim të Kuvendit të Qytetit ishte shpallur qytetare Nderi e Shkupit, nga Shoqata qytetare “Shkupjania Nëna Terezë” përkujtuan rëndësinë e kësaj mirënjohjeje.

“Kam marrë shumë shpërblime në emër të të varfërve në botë. Fitova edhe Çmimin Nobel për Paqë, por mirënjohja nga Shkupi ka një rëndësi të madhe për shkak se është nga bashkëqytetarët e mi, shkupjanët, që ta ruaj afër zemrës”,thonë nga Shoqata.

Në kuadër të ITSHKSHM-së është formuar edhe Departamenti që do të meret me studimin shumështresor dhe kultivimin e figurës he veprës së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia