close
Rajoni

400 KG KOKAINË E POROSITUR NGA NJË KOMPANI MALAZEZE

bananet

Policia e mbajti nën mbikqyrje ngarkesën që nga mbërritja në Portin e Barit nga Amerika Latine


Një prej kompanive të rrjetit të supermarketeve kryesore në Malin e Zi, dyshohet se është porositësja e ngarkesës prej 400 kilogramë kokainë e kapur të mërkurën 12 Janar. Ajo ishte fshehur në kontejnerët e bananeve të mbërritura në portin e Barit dhe më pas u sekuestrua nga policia malazeze në magazinat e kompanisë.

Kokaina ishte e ambalazhuar në pako me banane që vinin nga Ekuadori. Organet hetimore të Malit të Zi pohojnë se dërgesa është mbajtur në monitorim që në mbërritje në port. Hetuesit e kanë ndjekur hap pas hapi lëvizjen e ngarkesës me banane ku dyshohej të ishte fshehur droga.

Kompania që dyshohet se është e përfshirë në këtë trafik droge importon prej shumë vitesh banane nga Amerika Latine kryesisht nga Ekuadori dhe nga Brazili. Vitin e kaluar në Malin e Zi policia arriti të sekuestrojë në total 7 ton drogë sasi nga e cila 1200 kilogramë ishin e llojit kokainë. Në muajin Qershor të vitit 2020, u sekuestruan vetëm në një ngarkesë katër ton drogë që vinte nga Amarika Latine.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia