close
Bota

400 MIJË RASTE NË DITË ME COVID-19 NË BOTË

1591420174628_a9liEIwv

Në botë nga muaji janar rezultojnë afro 40 milionë të infektuar nga kovidi-19, bilanc i rritur me 400 mijë raste në 24 orë. Mbi 1 milion e 100 mijë gjithsej ka shkuar shifra e jetëve të humbura. Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me koronavirusin e ri brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Europa është bërë epiqendra e re e koronavirusit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.  Në pjesën tjetër të botës, Amerika Latine rezulton rajoni më i prekur me rreth 27 për qind të rasteve globale me kovid-19, përpara Azisë, Amerikës së Veriut dhe Europës. Më pak raste po raporton India krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa në Kinë të shtunën u gjetën vetëm 13 të infektuar të rinj dhe u zbuluan 34 pacientë të tjerë asimptomatikë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia