close
Vendi

4000 PERSONA KANË KËRKUAR PSIKIATRIN

p086qbqx

Shumë gjëra kanë ndryshuar për shkak të krizës korona, duke përfshirë edhe punën e psikiatrëve në Klinikën në Shkup. Në vend të takimeve të drejtpërdrejta dhe bisedave për sëmundjet dhe shqetësimet, pacientët dhe mjekët kanë biseduar në telefon. Madje 4000 thirrje telefonike janë regjistruar në Klinikën e Psikiatrisë, si mbështetje për qytetarët që nga fillimi i infeksionit korona, në mars të këtij viti.

Çdo ditë nga ora 8 deri në orën 20, duke filluar nga mesi i muajit mars, në tri linja telefonike, në gjuhë maqedonase dhe shqipe, qytetarët kanë mundësi të bisedojnë për frikërat, shqetësimet dhe simptomat tjera psiqike me psikiatrët e Klinikës së Psikiatrisë në Shkup. Janë numëruar madje 4000 biseda telefonike me qytetarë të kategorive të ndryshme – të rritur, të rinj, fëmijë, prindër, gra shtatzëna dhe lehona. Shkencëtarët në botë tashmë vërejnë ndryshime në sjellje, për shkak të frikës së vazhdueshme nga sëmundja.

“Kërcënimi nga sëmundja mund ta ndryshojë përgjigjen tonë psikologjike ndaj interaksioneve të zakonshme, që mund të shpie drejt sjelljes në mënyrë të papritur. Gjykatat morale bëhen më të rrepta, ndërsa marrëdheniet me njerëzit më konzervative”,tha Shaler.

Organizata botërore e shëndetësisë në më shumë drejtime thekson se shëndeti mental është gjithashtu viktimë e krizës korona.

“Izolimi dhe distancimi fizik, mbyllja e shkollave ndikojnë në atë që dëshirojmë të bëjmë, ku dëshirojmë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi. Është plotësisht e natyrshme në rrethana të këtilla të ndjejmë stres, ankth, frikë dhe vetmi. Covid-19 ka pasoja shumë serioze në shëndetin mental” ,tha Kluge.

Jo vetëm Klinika e Psikiatrisë në Shkup, por edhe institucione të tjera shëndetësore, si dhe ordinancat e mjekëve amë, për personat me sëmundje kronike ose probleme të reja shëndetësore, kanë vënë në përdorim komunikimin nëpërmjet telefonit, si një nga masat preventive për mospërhapjen e virusit korona./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia