close
Top LajmeVendi

45 shtetas të RMV-së kanë prona në Dubai?

auto_Dubai-United-Arab-Emirates-Burj-Khalifa-top1624198139

S`KA EMRA – PRONAT KAPIN VLERËN E 14 MILIONË DOLLARËVE

Rrjedhja më e re e informacioneve për patundshmëri në Dubai, ka zbuluar emra dhe detaje për shtetas të huaj që posedojnë prona në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë listë janë edhe 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

45 shtetas të Maqedonisë së Veriut posedojnë 55 prona patundshmërie në Dubai – thonë të dhënat e medias norvegjeze E24, që ka arritur të ketë qasje në dokumentet për pronat e të huajve në këtë metropolë të Lindjes së Afërt nga Qendra për Studime të Mbrojtjes me seli në Uashington.

Pronat e shtetasve të RMV-së, sipas të dhënave të publikuara, kapin vlerën e 14 milionë dollarëve. Nuk ka emra të personave që I posedojnë pronat.

Sipas Raportit, në listë janë edhe shtetas të Kosovës që kanë “më pak se 5 prona”, kurse vlera është rreth 1 milion dollarë. 17 shtetas të Shqipërisë në Dubai kanë të regjistruar 19 prona “ofshor” me vlerë të përgjithshme mbi 7 milionë dollar.

Nga Ballkani, në këtë hulumtim janë përmendur me emra dy shtetas të Bullgarisë që janë pjesë e listës. Bëhet fjalë për Irena Krastev – pronare e një media në Bullgari dhe e ëma e politikanit të dënuar dhe Deputetit Deljan Peevski si dhe Veliko Zhelev ish-Drejtor I Agjencisë Shtetërore për Rrugë I akuzuar për krim financiar prej 11.5 milionë euro I cili në Dubai posedon 10 apartamente.

Serbia ka më shumë prona, gjithsejt 287 që janë në pronësi të 237 shtetasve serb me vlerë të përgjithshme prej 74 milion dollarëve.

Pjesa më e madhe e personave që posedojnë prona në Dubai janë me origjinë ruse. Bëhet fjalë për 5.381 njerëz me 9.755 patundshmëri me vlerë prej 3.344 miliardë dollar. Në mesin e tyre janë oligarkë, politikanë ose funksionarë publik.

Reporterët kanë zbuluar se një pjesë e personave që janë hetuar, janë vënën nën sanksione ndërkombëtare, të dënuar për krime ose janë nën hetime. Të tjerët, pasurinë e shndërruar në patundshmëri në Dubai, nuk e kanë lajmëruar në vendet e tyre amë.

Në bazë të informacioneve të karakterit public, hetimet kanë vlerësuar se të huajt kanë investuar mbi 145 miliardë dollar në tregun e patundshmërive në Dubai.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia