close
Top LajmeVendi

462.211 QYTETARË KANË SHPREHUR DËSHIRË PËR VAKSINIM

444DF0D2-8F54-4C98-B3B9-77058D53471B

MSH: 6 RASTE TË REJA ME KOVID 19, NË 24 ORËT E FUNDIT ASNJË I VDEKUR


Ka arritur në 462.211 numri i përgjithshëm i personave që kanë shprehur dëshirë të vaksiohen, ndërsa deri dje janë vaksinuar 296.780 persona. Kështu thonë nga ministria e shëndetësisë nëpërmjet një komunikate, ku theksohet numri I përgjithshëm I dozave të vaksinimit shkon në 510.351, prej të cilëve 214 571 qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë

“Me numrat e fundit, 51 përqind e popullsisë mbi 70 vjeçare kanë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës, 45 përqind nga popullata mbi moshën 65 vjeçare janë vaksinar me të paktën një dozë dhe 38 përqind e popullatës mbi moshën 60 vjeçare janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.” 

Nga ministria njoftojnë se sot janë regjistruar 6 raste të reja me kovid 19, nuk është regjistruar as një rast vdekjeje dhe janë shëruar 4 persona.

 Ministria e Shëndetësisë

“Në 24 orët e fundit janë bërë 3 147 testime, janë regjistruar 6 raste të reja me kovid 19. Tre nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe 1 në Strumicë. Janë regjistruar 4 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë I vdekur.” 

Tempoja e vaksinimit pritet të rritet nga fillimi i javës së ardhshme pas arritjes së 500 mijë dozave të vaksinave kineze, të cilat janë paralajmëruar për nesër. Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje pas arritjes së 100 mijë dozave të vaksinës “Fajzer” tha se deri më 15 korrik do të vaksinohen të gjithë qytetarët që janë paraqitur për vaksinim. Ai shtoi më tej se në dy javët e ardhshme do të vaksinohen edhe personat më të rinj, por përparsi do të kenë më të moshuarit. Nga 15 korriku Filipçe paralajmëroi për vaksinim në terren, për çka tha se momentalisht po përgatitet sistemi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia