547 mijë turistë në Nëntor, Rama: Vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit

547 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit Nëntor 2023, duke e çuar numrin e përgjithshëm vjetor të turistëve deri më tani në 9.54 milionë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Shifra e lartë e turistëve të huaj në vendin tonë, sipas Kryeministrit Rama, është tregues për turizëm gjithëvjetor në Shqipëri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Viti 2023, që deri në fund të Dhjetorit sipas pritshmërive të qeverisë pritet të kapë 10 milionë turistë, konsiderohet si viti më i mirë i turizmit shqiptar. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share