close
Bota

6 MILIARDË EURO DONACIONE PËR LUFTË KUNDËR COVID-19

money_donation

Yje muzikore në mesin e të cilëve Shakira, Coldplay dhe Miley Cyrus morën pjesë në koncertin me titull “Qëllimi global: Bashkohuni për të ardhmen”. Iniciativa erdhi nga Bashkimi Evropian dhe organizata joqeveritare “Qytetarët globalë” që të grumbullohen para për financimin e studimeve shkencore për vaksinë kundër virusit korona, por edhe për rimëkëmbje të komuniteteve që janë seriozisht të prekur nga pandemia. Koncerti u transmetua në të gjithë botën, ndërsa prezantues ishin Ursula von der Lejen dhe Dvejn Xhonson. Ata iu falenderuan të gjithëve në botë të cilët dhuruan para që të arrihet shuma përfundimtare prej 6,15 miliardë euro, që është plotësim i tashmë të grumbulluarve 10 miliardë nën moton Virusi korona përgjigje globale, gjithashtu me iniciativë të BE-së.

“Kjo maratonë admiruese për donacione është moment i ndjeshëm për bashkim në mes njerëzve, qeverive, filantropëve, organizatave shëndetësore dhe liderëve të biznesit.” – URSULA VON DER LEJEN, KOMISIONI EVROPIAN ( Twitter )  

Aktori dhe milioneri Nikolaj Coster, i cili interpreton në serialin Game of Thrones theksoi se të gjithë duhet të jemi solidarë që ta fitojmë pandeminë.

“Të ndash është gjë e mirë. Duhet ta ndajmë pasurinë tonë. Sepse ka mjaftueshëm. Duhet të kemi vullnet për këtë.” – URSULA VON DER LEJEN, KOMISIONI EVROPIAN ( Twitter )  

Në koncertin e mbrëmshëm morën pjesë edhe Asher, Xhenifer Hadson, Xhastin Biber, Kuavo, Xh. Balvin dhe yje të tjera muzikore.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia