7 të vdekur në Emiratet Arabe nga moti i lig

Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke u përballur me një mot aspak normal në këtë periudhë. Shumë qytete janë përfshirë nga stuhi e rrebeshe shiu, duke krijuar përmbytje të mëdha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Shumë ndërtesa apo automjete janë zhytur në ujë, ndërsa raportohet edhe për 7 persona të vdekur. Ali al-Tunaiji, një zyrtar në Ministrinë e Brendshme, tha se viktimat janë të gjithë nga Azia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë në 40 gradë gjatë korrikut, por ndikojnë edhe musonet e Oqeanit Indian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share