75.7% e të rinjve nuk janë përfshirë në zgjidhjen e problemeve nëpër komuna

36 ORGANIZATA RINORE BASHKOJNË FORCAT

Në Gostivar, Manastir dhe Shtip nga tri organizata jo qeveritare të rinjtë do të përfshihen në aktivitete dhe trajnime të ndyshme me qëllim që të degjohen idetë e tyre në vendimarrje për të sjellë ndryshime në shoqëri.

Sipas hulumtimit që është berë nga Këshilli Kombëtar Rinor, 75.7% e të rinjve nuk janë përfshirë asnjëherë në zgjidhjen e ndonjë problemi nëpër Komuna.

“Këshilli rinor kombëtar i Maqedonisë gjatë vitit të kaluar punoi në një hulumtim për të kontrolluar se deri ku është zbatimi i ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore në komunat dhe institucionet kombëtare të vendit dhe morem disa rezultate që nuk na kanë pëlqyer shumë dhe që shumë pak nga institucionet zbatojnë detyrimet që kanë nga ligji, ndaj vendosëm të përgatisim këtë projekt, i cili synon të forcojë kapacitetet e organizatave rinore,” deklaroi Mariana Angelova nga Këshilli Kombëtar Rinor.

I finansuar nga BE dhe implementohet nga Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë, bashku me partnerët e projektit do të perfshihen shumë të rinj nga i gjithë vendi.

“Është paraparë që në këtë projekt të marrin pjësë 36 organizata në të gjithe Maqedoninë e Veriut për shkak së zëri i të rinjve nuk degjohet mjafueshëm dhe me këtë projekt mundohemi që t`i përfshijmë më shumë të rinjtë në vendimarrje”, deklaroi Durim Selan ga Platforma për Fuqizimin e Rinisë.

Projekti ka për qellim që të rinjtë e vendit të perfshihen në mënyrë efektive neper komunat e vendit tonë për të krijuar mundësi që të përfshihen në ndikimin, formimin dhe kontributin në politikat dhe zhvillimin e shërbimeve dhe programeve në nivel lokal./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share