close
Bota

75 STUDIME PER VAKSINAT ANTI-COVID

eu-drugs-regulator-in-contact-with-38-makers-of-potential-covid-19-vaccines_large

Në botë aktualisht janë 75 studime të regjistruara mbi vaksina anti Covid-19, nga të cilët 9 prej tyre kanë mbërritur në fazën 3, që është e fundit para kërkesës së autorizimit. Sipas statistikave, Kina është në krye të listës me 23 testime, ndërsa SHBA me 12. Ndërsa testime klinike aktive sot në botë janë 1972, të ndara dhe me fokus mbi terapitë 79%, dhe mbi parandalimin 16%. Ndërkohë sipas buletinit të OBSH, Remdesivir nuk merr notën kaluese, sepse sipas një analizimi të fundit rezulton se ka një efekt shumë të vogël ose pothuajse inekzistent mbi mortalitetin tek pacientet e shtruar në spital. Remdesivir është një ndër dy medikamentet e aprovuara nga Europa deri më sot si terapi kundër koronavirusit, së bashku me desametasone. Studimi në fjalë ka marrë nën vëzhgim 405 spitale nga 30 vende të ndryshme.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia