close
Bota

TURQI: ORË POLICORE KUNDËR KORONAVIRUSIT

download

Agjencia turke e lajmeve Anadollia njofton se me qëllim të pengimit të përhapjes së koronavirusit, nga mesnata e së premtes  Turqia vendos orë policore në 15 provinca të vendit. Masa përfshinë edhe qytetet më të ,ëdha si Ankaranë, Stambollin, Izmirin e Bursën.

Nga paraqitja epandemisë, në Turqi ora policore u vendos për herë të parë më 11 dhe 12 prill, për t’u përsëritur pastaj disa herë. Vendimi për ndalim qarkullimin gjatë fundjavës pason nga e hëna lehtësimin e masave kundër COVID-19. Vendi rinisi fluturimet e brendshme dhe udhëtimet ndërurbane, ndërkohë që restorantet hapën dyert për klientët. Radioja shtetërore turke citon Ministrin e Shëndetësisë të ketë deklaruar se rreziku i epidemisë vazhdon derisa të trajtohet edhe pacienti i fundit me koronavirus. Aktualisht, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në rreth 167.500 ndërsa i viktimave ka shkuar në 4.630./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia