close
99 Minuta

“99 MINUTA”: FLET HATIJE ISMAILI – MJEKJA MË E MIRË E SLLOVENISË

55660DD0-3695-456E-8875-F86ED93A39D1

Gjinekologia nga Gostivari Hatije Ismaili edhe zyrtarisht u dekorua nga presidenti i Republikës së Slovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”. Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”.

E ftuar në emisionin “99 Minuta” në Klan Maqedoni , Hatije Ismaili ka shprehur falënderime të shumta për mediat shqiptare që I bënë bujë dekorimit të saj në kryeqendrën sllovene. Ajo shprehet e lumtur se këtë çmim e ka marrë në sajë të votave të pacientëve, të cilët, sic shprehet, kanë votuar për mënyrën e kujdesit dhe trajtimit të tyre nga ana e punonjësve shëndetësor. Gjinekologia Hatije Ismaili thotë se shqiptarët gjithandej botës rrezatojnë ngrohtësi dhe pacientët dijnë këtë gjë ta vlerësojnë, në krahasim me temperamentin e popujve tjerë. Ajo në “99 Minuta” në Klan Maqedoni ka folur edhe rreth karrierës së saj profesionale, përballjes me pandeminë e COVID-19, duke bërë thirrje që shtetet të stimulojnë e t`i pagujanë mirë mjekët me qëllim që të mos largohen drejt vendeve të perëndimit.

Përndryshe, gjinekologia Hatije Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas, u transferua në shkollën e mesme të medicinës në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë, në shkollën e mesme medicinale atje. Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia