close
Emisione

99 MINUTA – SHIDER: “PRESPA” E PRANUESHME – MESAZHI PËR BRUKSELIN

Eurodeputeti austriak Andreas Shider, nga rradhët e social-demokratëve, i cili është edhe bashkëkryesues në Komitetin e përbashkët parlamentar të Maqedonisë së Veriut në BE, në intervistë për TV Klan Maqedoni thekson se për imazhin e vendit në BE kyçe do të jenë ‘zgjedhjet fer dhe demokratike pa lojëra politike dhe pa bllokada’.  Shider, i cili këtyre ditëve në Shkup u takua me përfaqësues të blloqeve të ndryshme politike, thekson se negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt, sepse Ballkani në sytë e Austrisë sigurisht që është pjesë e Evropës. Problemet e zgjidhura me fqinjët dhe reformat në vend duhet të vlerësohen nga ana e Brukselit, thekson Shider dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt.

 

-Sipas mendimit tim kjo duhet të ndodhë sa më shpejt. Ja pse – Bashkimi Evropian kërkoi nga Maqedonia e Veriut që vetë t’i zgjidhë problemet me fqinjët, që çoi në proces të madh të reformave, deri të marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë, si dhe reforma të thella brenda vendit. E dimë për referendumin dhe hapa të ngjajshëm që u ndërmorën. Do të thotë meqënëse i realizuat këto duhet ta merrni atë që ju është premtuar. Mund të them se në Parlamentin Evropian çdo vend anëtar e mbështet fillimin e negociatave. Në Komisionin Evropian të gjithë do të thonë – po, duhet të fillojmë negociata. Në Këshillin Evropian, në mesin e shefave të shteteve, pothuajse të gjithë e mbështesin fillimin e negociatave.

-Edhe më tej thoni “pothuajse”.

-Po, pothujase, sepse presidenti francez dhe dhe dy vende të tjera thanë jo, ne kemi dyshime të caktuara për atë si duhet të negociohet dhe nëse Bashkimi Evropian është i gatshëm për këtë. Kështu që unë shpresoj që në javët që vinë do ta kemi përgjigjen e këtyre pyetjeve. Atëherë mund të themi , nëse e shohim një vend si Maqedonia e Veriut, se ju vetë e zgjodhët problemin e fqinjët, e ndryshuat emrin, organizuat referendum dhe bëtë reforma të mëdha në lidhje më çështjet tjera, si lufta kundër korrupsionit në vend. Nuk është gjithçka e përfunduar, megjithatë ka procese të mëdha fillestare, kështu që kjo duhet të merret parasysh dhe të jepet dritë jeshile. Kjo nuk do të ndodhë vetëm që të thuhet “ju faleminderit” për reformat dhe për atë që arriti qeveria e ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili bëri përpjekje të mëdha, por sepse njerëzit në Maqedoninë e Veriut e meritojnë këtë. Duan të jenë pjesë e BE-së dhe duhet të jenë.

-Sepse nuk ka logjikë që vetëm disa vende të jenë në periferi të BE-së, ndërsa janë pjesë e kontinentit evropian.

-E dini, unë vi nga Vjena. Ne nga Vjena kemi mirëkuptim për Ballkanin, jemi pak më afër. E dimë se Ballkani është fqinji ynë, e njohim kulturën, si është gjendja në përgjithësi. Për ne është e qartë se është pjesë e BE-së dhe për këtë arsye duhet të gjejmë mënyrë si kyçje ligjore në organizatë.

-Cilat duhet të jenë mesazhet pozitive që vinë nga Maqedonia e Veriut në muajt që vinë, në mënyrë që të arrihet ky qëllim?

-E dimë se para një kohe të caktuar kishte ndarje të mëdha të njerëzve në vend. Qeveria arriti që ta zvogëlojë këtë ndasi. Për këtë arsye mendoj se mesazhi që duhet t’i dërgohet Evropës është është se ndarje e këtillë nuk do të ndodhë sërish. Është e rëndësishme që të sqarohet se shumica në vend, si edhe pjesa më e madhe e politikanëve  e mbështesin këtë mënyrë të reformimit. Se të gjithë e pranojnë se Marrëveshja e Prespës ishte hap i madh përpara.

-A është ky qëndrimi edhe i opozitës?

-Për këtë duhet ta pyesni partinë opozitare.

-A e morët ju këtë informacion nga ata?

-Po dhe jo. Takova disa që e mbëstesin por edhe të atillë që janë të pavendosur. U bëj thirrje të gjithve ta pranojnë ashtu siç është. Kjo është më e mira që mund ta bëni për vendin tuaj. T’i dërgoni mesazh të bashkuar BE-së, të cilin do të thuhet: ‘po, ne e pranojmë Marrëveshjen e Prespës, ne e pranojmë emrin Maqedonia e Veriut, ne vazhdojmë me reformat në vendin tonë’. Nënkuptohet që do të ketë dallime në hapat politikë, por ky është hap logjik. Këtë ua tashë të gjithë politikanëve me të cilët bisedova, se BE-ja ndjek me vëmendje si do të zbatohen zgjedhjet në vend. Ato duhet të jenë fer, të lira dhe pa asnjë problem administrativ dhe politik. Kjo është shumë e rëndësishme për vetë vendin. Shpresoj që në fushatën zgjedhore askush nuk do t’I “ziejë gjërat”, dhe të gjithë do të veprojnë për të mirën e vendit.

-A u përmend në bisedimet me opozitën se nuk është kusht, por do të jetë mirë që ta votojnë Ligjin për Prokurori Publike?

-Disa ligje janë të tavolinë, për të cilat BE-ja dhe politikanët në Evropë mendojnë se është mirë për vendin nëse votohen. E dimë se nuk mbetet shumë kohë që ato të miratohen në Kuvend, sidomos disa që janë më të ndërlikuara. Shpresoj që për shumicën e tyre do të gjendet kompromis dhe do të miratohen. Në të kundërt duhet të jetë e qartë se menjëherë pas zgjedhjeve këto ligje duhet të kalojnë. E them sinqerisht, nuk ka kohë për të luajtur lojëra për shkak të zgjedhjeve. Do ta bllokoj këtë, do ta bllokoj atë. Më së miri është që të ulen bashkë dhe të gjejnë kompromis. Do ta shohim nëse kjo do të funksionojë ose jo. Do të ketë takime që të vërtetohet në  cilat fusha mund të vazhdohet, unë shpresoj që do të ketë kushte për përparim më të madh.

-Kryeministri austriak para disa ditëve deklaroi se Austria do të dëshironte të ketë rol më dinamik në marrjen e vendimeve në BE, si dhe rol në përmirësimin e gabimit historik francez, siç e quajtën shumica, me bllokimin e procesit të zgjerimit. A mbeten edhe më tej dallime të mëdha në mes vendeve anëtare perëndimore dhe lindore?

-Unë jam politikan nga opozita austriake, ndërsa ju më pyesni për kryeministrin, më duhet ta theksoj. Mendoj se ka të drejtë, në masë të madhe e mbështet iniciativën e ministrit të punëvë të jashtme, zotëri Shajnberg, i cili i mblodhi shefat e diplomacive që në mënyrë të përbashkët të propozojnë metodologji për negociata, të japin përgjigje pozitive për problemin që e krijoi Makron. Mendoj se kjo është mënyra në të cilën duhet të punohet për zgjidhjen e problemeve. Kur dikush krijon problem, të tjerët duhet të bashkëpunojnë për tejkalimin e tij. Rreth ndarjes, duhet të jemi të vëmendshëm, jo se nuk ekziston ndarje në mes lindjes dhe perëndimit, por do të thoja se ekziton grup politik i cili më shumë parapëlqen kombëtaren se sa evropianen. Të gjithë e dimë se Evropa nënkupton ide për bashkëpunim dhe të gjithë ne e kuptojmë se në qoftë se bashkëpunohet mund të arrihet nivel më i lartë, se sa secili “ta përgadisë vetë supën e tij”.

-Austria është një nga fqinjët e parë të vendeve ballkanike, a jeni të shqetësuar nëse disa nga kontestet e pazgjidhura në rajon mund të jenë në drejtim të gabuar?

-Unë do të shtoja se roli i Austrisë është që të jetë një lloj ambasadori në Ballkan para vendeve të tjera. Sepse ka keqkuptime. Të themi në Pallatin e Elizesë ose në vende dhe institucione të tjera, austriakët mund të thonë se ka keqkuptime dhe t’i sqarojnë gjërat. Ky është një nga dallimet e mëdha edhe në mes qeverisë dhe opozitës në Austri. Ajo me të cilën pajtohemi të gjithë është se Ballkani perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së sa më shpejt.

-Sa persona nga vendet ballkanike për momentin jetojnë në Austri?

-Pyetje e mirë, por nuk e dimë saktë, sepse pjesa më e madhe kanë nënshtetësi austriake, ndërsa rrënjët e tyre i kanë në rajon. Jo secili është përcaktuar nga cili vend vjen, sepse kishte disa valë të emigrantëve. Disa të tjerë u larguan nga Austria dhe u kthyen në shtëpitë e tyre, gjë që është e mirë.

-Tani për herë të parë keni edhe një ministër nga radhët e të shpërngulurve nga Ballkani?

-Kemi ministren e drejtësisë që është nga Bosnja.

-Si ishin reagimet? Të përziera?

-Të përziera. Reagimi im personal ishte shumë pozitiv. E njoh (Alma Zadiq ) nga Kuvendi, është politikane jashtëzakonisht e mirë, e mirëarsimuar, e di çfarë bën, ndërsa ishte subjekt i sulmeve të të djathtës ekstreme, që nuk ishte aspak fer. Nuk është kjo mënyra në të cilën duam të zhvillohen gjërat. Duam t’i vlerësojmë njerëzit në bazë të aftësive të tyre, jo në bazë të asaj prej nga vinë. E dini, ne mendojmë se Ballkani gjeografikisht  fillon nga Vjena, të paktën në kuptim kulturor. Prej këtu lind mirëkuptimi ynë për njerëzit nga rajoni. Ne kemi njerëz që janë pjesërisht nga Ballkani, pjesërisht nga Austria. Çfarëdo që të duhet, ata i njohin gjuhët, i njohin kulturat, kanë njohuri për ushqimin. Dimë të jetojmë bashkë, që në fund  do të thoja se është në interes të Austrisë. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia