close
Ekonomi

A E STIMULON SHTETI INDUSTRINË E BIXHOZIT?!

Screenshot_6

Industria e bixhozit në Maqedoninë e Veriut, viteve të fundit është në rritje të vazhdueshme. Shteti dhe institucionet, sipas sektorit civil, kanë luajtur rol kyç në procesin e stimulimit të kësaj industrie.
Një vit nga premtimi se do të sillet ligji i ri për lojrat e fatit i njëjti ende nuk gjen vend në seancat e kuvendit. Nga lëvizja Anti Bixhoz thonë se ligji po zvarritet në kuvend nga mos vullneti i deputetëve.

Nga propozuesi i këtij ligji Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili u njoftua se deri më tani nuk kanë pasur harmonizim me deputetët e partive maqedone. Ai bëri të ditur se javën e ardhshme ligji do të jetë në procedurë parlamentare. Nga opozita premtojnë përkrahje të ligjit.

Ligji që u mundëson një ofertë të pasur bastoreve dhe kazinove ishte miratuar në vitin 2011 si pjesë e një pakoje të ligjeve që kishin për qëllim lehtësimin e realizimit të investimeve të huaja. Ndërkaq, me vendimin që llotaria e Maqedonisë të harxhoj disa miliona euro për blerjen e 1500 aparateve të reja për bixhoz per të satën here u dëshmua paaaftësia për përgatitjen e një modeli zhvillimor të ekonomisë së vendit që do të bazohet në vende pune produktive e të qendrueshme. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia