close
Top LajmeVendi

A ËSHTË “BIGCOMMERCE” NJË METODË PIRAMIDALE?!

images

MIHAJLOV: ASKUSH NUK MUND T’U PREMTOJË TË GJITHËVE SE DO UA DYFISHOJË MJETET


Tentimet për përfitime të mëdha të shpejta, janë të ngjajshme me bixhozin, madje më shumë shanse kanë njerëzit që të përfitojnë në bixhoz se sa në investime të tilla. Kështu deklaroi profesori Martin Mihajllov duke i’u referuar platformës “bigcomerce” duke nënvizuar se gjithmonë kur nuk blen apo shet diçka por fitimet varen nga rekomandimet, pothuajse pa asnjë përjashtim flet për një metodë piramidale, gjë që gjithmonë paraqet rrezik raporton Klanm.

MARTIN MIHAJLLOV, PROFESOR
“ Në përgjithsi, gjithmonë pavarësisht nëse është virtuale ose jo, pothuajse gjithmonë kur fitimet varen nga rekomandimet, pothuajse pa asnjë përjashtim është metodë pramidale, edhe pse ata mendojnë dhe paraqesin disa rregulla.. “

Investimi në sisteme apo platforma të tilla tha ai, bën që shanset për kthim të atyre të hollave të jenë në vullnetin e tij që I janë ofruar që në këtë rast është anonim transmeton KlanM.Ai tha se dyfishimi I të hollave është I palogjikshëm, sidomos tani në kohën kur ekziston një krizë ekonomike dhe ka rënie edhe në tregun e kriptovalutave.

MARTIN MIHAJLLOV, PROFESOR
“ Në periudhë kur i gjithë tregu i kriptovalutave bjen poshtë, është humbur pothuajse gjysma e vlerës së saj në disa muajt e fundit, që kur e kishte pikun. Dhe askush nuk mund të ju bind se ju vetëm jepni të holla dhe dikush ua dyfishon për disa ditë. Dikush që i kupton shumë mirë dhe menaxhon mirë me mjetet në prapavijë dhe ashtu I dyfishon, por këtë askush nuk mund të ua premtojë, sepse askush nuk e din kur ngritet apo bie vlera në treg që tu jep premtime të tilla… domethënë ka metoda investuese ku përfitohet kur tregu bjen ose ngritet, por askush nuk din të dyfishon mjete dhe nuk mund të premtojnë të gjithëve se do t’ua dyfishojnë mjetet.”

Sipas profesorit Mihajllov metodat e tilla piramidale nuk kanë asgjë të përbashkët me kriptovalutat, pasi këtu nuk shitet e as nuk blehet ndonjë kriptomonedhë me vlerë. Por edhe për ata të cilët dëshirojnë të merren me kriptovaluta, Mihajllov rekomandon që fillimisht të njoftohen më shumë lidhur me këtë çështje. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia