PROTESTA NË PODGORICË KUNDËR RRËZIMIT TË QEVERISË AKTUALE
Në protestat e mbrëmshme në Podgoricë kundër rrëzimit të qeverisë aktuale, qytetarët revoltën e tyre e kanë shfaqur edhe para ndërtesës së Televizionit të Malit të Zi, ku Zv/Kryeministri Dritan Abazoviq, ishte thirrur për intervistë.
Pavarësisht se Abazoviqi u ka premtuar qytetarëve se nuk do të shkilet vullneti I votutesve, protestuesit kanë përdorur fjalë fyese kundër shqiptarëve.
Por, sot, përmes rrjeteve sociale, Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se I kupton qytetarët që mbrëmë protestuan në Podgoricë dhe mbron të drejtën e tyre të protestës.
“Me vite janë grumbulluar shumë padrejtësi dhe një reagim I këtillë është e logjikshme. Megjithatë, atyre që nxisin urrejtje dhe janë të ulur në karrike, cdoherë do t`u them se kujt I takoj” – ka shkruar Dritan Abazoviqi në Facebook.
“Nëse kemi mundësi të formojmë qeveri, kjo do të jetë Qeveri e pajtimit” – ka shkruar Abazoviqi, duke shtuar se të gjithë janë të mirëseardhur – malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, ortodoksë, katolikë, myslimanë.
Në disa qytete të Malit të Zi, mbrëmë u mbajtën protesta me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë së pakicës, kurse në Podgoricë qindra qytetarë ishin tubuar para Qeverisë e më pas edhe para ndërtesës së Televizionit të Malit të Zi.
Protestat janë rezultat I krizës qeveritare, që u shkaktua pasi Abazoviqi dorëzoi nismën për rrënimin e Qeverisë së Kryeministrit, Zdravko Krivokapiq, kurse ky I fundit dorëzoi nismën për shkarkimin e tij./KlanMacedonia/