close
Rajoni

Abazoviq pret në Mal të Zi krijuesin e Etherium

277804049_541614150653443_2663092550590571989_n-850×636

I nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim Vitalik Buterin, krijuesin e valutës së dytë digjitale më të madhe në botë, Etherium.

Abazoviq nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi, por ka shkruar se “Mali i Zi është gati të jetë unik në botë”.

“Ne do të jemi pjesë e revolucionit digjital global”, ka shkruar Abazoviq, transmeton Klankosova.tv.

Kriptovaluta Etherium, është e dyta në botë sa i përket çmimit të saj në tregun digjital, ku momentalisht kap shifrën prej 3 mijë e 37 euro./EkonomiaOnline/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia