close
Showbiz

ABBA THYEJNË REKORD NË ANGLI

ABBA_-_TopPop_1974_5

Albumi Voyage i grupit suedez Abba është renditur në vendin e parë në sajtet muzikore britanike. BBC shkruan se se kjo është hera e dhjetë, që grupi Abba ka dalë në vend të parë për shitjet e shumta të albumit në një javë. Shitjet e saj prej 204 mijë kopjesh që pas publikimit  në javën e parë janë më të lartat që nga “Divide” e Ed Sheeran.

“Ne jemi kaq të lumtur që fansat tanë duket se e kanë shijuar albumin tonë të ri po aq sa ne e kemi bërë atë. Ne jemi absolutisht të lumtur që kemi albumin në krye të top-listave përsëri.” thanë ata.

Albumi i fundit në studio i Abba-s, The Visitors i vitit 1981, gjithashtu kryesoi në Angli në momentin që doli. Ish-fituesit e Eurovizionit kanë arritur që atëherë numri një me koleksionet e tyre të hiteve më të mira, The Singles dhe Gold.Përveç Abba, Sheeran dhe One Direction, vetëm Adele ka thyer barrierën prej 200,000 për shitjet e javës së parë në dekadën e fundit./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia