close
Sport

AC MILAN: IBRAHIMOVIC ME COVID-19!

Ibro me COVID

KAOS ME TAMPONAT PËRPARA EUROPA LEAGUE


Zlatan Ibrahimoviq me Covid-19. Lajmi është bërë publik nga “Corriere della Sera”, që shpjegon se futbollisti është asimptomatik dhe madje testi i dytë i tamponëve e ka regjistruar si të infektuar nga Leo Duarte, që gjithashtu është izoluar dhe futur në karantinë.

Suedezi menjëherë ka qëndruar në shtëpi dhe larg skuadrës, teksa sonte ndaj Bodo Glimt nuk do të jetë në fushë, për ndeshjen e Europa League. Një lajm vërtet i keq për Milanin dhe gjithë tifozët, sidomos tani që shtatlarti suedez e nisi me tre gola në 2 ndeshjet e para të kampionatit./ Agjemcitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia