close
Top LajmeVendi

ADEMI: NDËRTIMET E EGRA NË OHËR, NJIHEN NË GISHTA

Ndërtimet e egra, një nga 19 rekomandimet e UNESCO-s


Në intervistën për Radion Evropa e Lirë ministri i Diasporës Edmond Ademi, i cili ishte i ngarkuar nga Qeveria për të marrë pjesë në sesionin e UNESKO-s në Baku të Azerbejxhanit, është shprehur rreth rekomandimeve të kësaj organizate si dhe për zotimet e qeverisë për të zgjidhur një ndër çështjet më të ndjeshmne të 19 rekomandimeve – ndërtimet e jashtëligjshme në Ohër.

Organizatat qytetare kanë vlerësuar se nëse Ohri, në Samitin e UNESKO-s në Baku të Azerbejxhanit, fitonte statusin e trashëgimisë botërore në rrezik, shteti nga kjo organizatë do të merrte ndihmën e domosdoshme që të përgatisë një plan për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s. Por, kjo ndihmë nuk është kërkuar.

“Së pari histerinë në opinion rreth asaj se Ohri mund të bëhet pjesë e listës së pasurisë së rrezikuar kulturore dhe natyrore nuk e bëri qeveria. Së dyti, Qeveria edhe tani në këtë situatë në bisedimet në Baku që i kam patur, jo vetëm me vendet anëtare të komitetit, por edhe me dy organizata të ekspertëve në kuadër të UNESKO-s, IKOMOS dhe USCN, kemi dakorduar përkrahje të ekspertëve. Dëgjoj tezat se do të fitonim mjete për kolektorin. Një kolektor kushton 20 deri 30 milionë euro. Këto para UNESCO nuk i ka që t’ua jep, për këtë shkak qeveria, me vendim të ri, formoi ndërmarrje të re, që mori sistemin e kolektorit nën ombrellën e saj dhe planifikojmë që 4.5 milionë euro të investojmë në riparime.” -tha Edmond Ademi-ministër për Diasporën.

Një vërejtje tjetër nga organizatat qytetare thotë se vendi nuk do të arrijë rezultate të dukshme për shkak se para UNESKO-s nuk janë prezantuar shifrat reale për ndërtimet e egra.

“Nga maji i vitit 2019 Ohri ka kryetar të ri Komune dhe në këtë periudhë prej një muaji, konform dokumentacionit që e ka në Komunë, është bërë një regjistër i ndërtimeve të egra. Ai e ka prezantuar haptazi, me numra, sa është numri i përgjithshëm, sa janë në zonën e mbrojtur dhe atje janë 409. Theksoi se një pjesë e madhe nuk janë ndërtime të forta, në kuptimin shtëpi, hotele, por janë garazhe, rrethoja, shkallë plotësuese. Siç ka thënë, nëse mund ta citoj, në gishtat e dy duarve mund të numërohen ndërtime, sikurse shtëpi dhe objekte hotelierike që janë ndërtuar në atë zonë.” –shprehet  Edmond Ademi-ministër për Diasporën.

Nga Komuna e Ohrit, kanë paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të bëhet evaluimi i ndikimit të ndërtimeve të evidentuara të jashtëligjshme ndaj trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Ohrit, ku edhe do të ndërmerren masa përkatëse. Ndërtimet e egra janë vetëm një nga 19 kërkesat e UNESKO-s, që Ohri duhet t’i plotësojë që ta ruajë statusin e trashëgimisë së mbrojtur natyrore dhe kulturore. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia