close
Vendi

ADMINISTRATORËT “E SHTËPISË” MË NË FUND DO TË NISIN PUNËN

E97B5C31-E760-4DBB-AB0A-FB4BEBD032F9

GRUBI: 1.349 NËPUNËS DO TË SISTEMOHEN NË 230 INSTITUCIONE


Zv/Kryeministri Artan Grubi, informoi se kanë përfunduar dhe se Qeveria e ka aprovuar planin për sistemimin e administratorëve që me vite ishin të punësuar, por rrinin në shtëpi.
ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR
I PARË

1349 nëpunës, mes tyre më së shumti ekonomist dhe jurist, por edhe kuadër me shkollim të mesëm, do të sistemohen në gjithsej 230 institucione, organe të pushteti qendror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin.

Ministria e Financave ka dhënë aprovimin për këtë plan, ndërsa Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës obligohet që në afat prej 7 ditësh të jep pëlqim për ndryshimet e sistematizimeve të institucioneve. Institucionet që do ti pranojnë këto administratorë, janë të obliguar që të organizojnë trajnime profesionale. Pas këtij vendimi, administratorët nuk kanë më të drejtë që të zgjedhin.
ARTAN GRUBI, Z
V/KRYEMINISTËR I PARË

Nuk kanë më të drejtë të zgjedhin tjetër vend pune, ky është opsioni i vetëm ku ata mund të vijnë ta marrin vendimin që unë e kam nënshkruar dhe ti nisin procedurat për çlajmërimin nga kjo ministri dhe për tu lajmëruar në institucionin tjetër ku ata janë të shpërndarë. Nëse në afat 7 ditor ata nuk vijnë për ta marrë vendimin atëherë të gjithë atyre u shkëputet vendi i punës në Ministrinë për sistem politik dhe vendosen në transfer listë ku ata më nuk mund të vendosin.

Numri më i madh i këtyre administratorëve do të përfundojnë në Ministrinë e punëve të brendshme, gjithsej 143. Në drejtorinë e të ardhura publike, 80, e në dogana 74. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia