close
Sport

ADMIR MEHMEDI TRANSFEROHET NË ANTALYASPOR

admir

FIRMOS KONTRATË DERI NË QERSHOR TË VITIT 2024

Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare e skuadrës elitare të Turqisë të premten në mbrëmje. 30-vjeçari, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut me skuadrën turke ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Pas dhjetë sezonesh në SC Freiburg, Bayer 04 Leverkusen dhe VfL Wolfsburg, sulmuesi kombëtares zviceran Admir Mehmedi është transferuar në kampionatin e Turqisë. Admir Mehmedi gjatë qëndrimit në ekipet gjermane ka shënuar 46 gola.

Antalyaspor aktualisht drejtohet nga Nuri Shahin, i cili gjithashtu kishte bërë karrierë në Gjermani dhe njeh mirë kualitetet e Mehmedit.

Pikërisht me Memedin në skuadër, Antalyaspor shpreson të shpëtojë sezonin në Superligën turke, aty ku renditet në pozitën e 15-të me 22 pikë, vetëm 4 pikë larg vendit të 17-të që dërgon një kategori më poshtë në futbollin turk./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia