close
Sport

ADNAN JANUZAJ: NË SHËNJESTËR TË EKIPEVE TË “SERIA A”

Adnan Januzaj

Fiorentina dhe Milani janë klubet italiane që i kërkojnë shërbimet e Adnan Januzajt – bëjnë të ditur mediat. Mesfushori i krahut ishte i huazuar te Borussia Dortmundi në edicionin e kaluar, ndërsa regjistroi vetëm 12 paraqitje për klubin gjerman. 21­vjeçari tash ka kërkuar të largohet nga Manchester Unitedi, ndërsa klubi ia ka ofruar mundësinë e huazimit.

Ai e preferon transferimin e përhershëm, ndërsa Tuttomercatoëeb raporton se Rossonerët dhe Viola duan ta transferojnë në kampionatin italian. Njëherësh, Januzaj ka oferta edhe nga Premier Liga , sidomos nga Sunderlandi, ku është trajner është njeriu që ia dha mundësinë te Djajtë e Kuq, David Moyes. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia