Aeroplanët ushtarak F-35 aterojnë në Shkup (FOTO)

Në aeroportin në Petrovec, për herë në vendin tonë sot ateruan aeroplanët luftarak të tipit F-35, të cilët janë pjesë e skuadriljes së 134-të luftarak të Gardës kombëtare të Vermontit. Para aterimit, aeroplanët luftarak kanë kryer fluturim mbi aeroportin në Petrovec, si dhe mbi kryeqytetin Shkup.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, informoi se këto aeroplanë e paraqesin teknologjinë më avancuese që ekziston sot, ndërsa siç tha, aterimi i tyre sot është edhe një dëshmi për lidhjen e pandashme e cila ekziston midis neve dhe aleatëve të Aleancës së NATO-s.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në periudhën e fundit të gjitha vendet anëtare të Aleancës dërgojmë mesazhe për bashkim. Sot atë bashkim dhe përkushtim ndaj sigurisë e shikojmë edhe në terren. Maqedonia e Veriut është pjesë e misionit të NATO-s për patrullim në hapësirën ajrore më shumë se një vit. Ky element i integrimit në NATO në hapësirën ajrore kombëtare për ne është një nga aktivitetet më të rëndësishme të ushtrisë në kushte të paqes”, deklaroi Petrovska pas aterimit të aeroplanëve.

Ajo potencoi se aeroportet në Maqedoninë e Veriut mund të sigurojnë mbështetje për aeroplanin e tipit F-35 për kryerjen e misioneve të ndryshme dhe për sigurinë e hapësirës ajrore të NATO-s.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share