close
Top LajmeVendi

AEROPLANI ATERON DHE LARGOHET PA LEJEN E AUTORITETEVE NË SHKUP

Screenshot_1

Ditë e qetë sot në Aeroportin Sportiv “Stenkovec” në Shkup. Por nuk ishte kështu gjatë ditës së djeshme, kur një aeroplan i tipit “Cesnna P210” ateroi pa lejen e autoriteteve dhe pas pak minutave u largua.
Ashtu si sot, edhe dje këtu ishin duke punuar punëtorët, të cilët e kanë parë që aeroplani ka ateruar.
Mbrëmë a keni punuar?
Po
A ka ateruar ndonjë aeroplan, sepse kemi informata se këtu ka ateruar ndonjë aeroplan pa leje!?
Po, po
Dhe çka ishte? Vetëm ateroi dhe iku?
Po, ateroi në atë drejtim, pak u ndal dhe u kthye prapa.
A shkarkoi diçka?
Pista është në atë drejtim, dhe shkon poshtë, nuk mund të shihet prej këtu.
Folëm edhe me drejtuesit e aeroportit…
Na thanë se mbrëmë ka ateruar ndonjë aeroplan pa leje këtu, diku rreth orës 13:00, 13:35… A e keni paraqitur rastin?
Kam konfirmim prej agjencisë…
Në rregull, por unë nuk ju them asgjë.
Përse?
Vetëm 5 persona e dinë të gjithë në të gjithë vendin, dhe ju dy.
Më thanë që mos të flas shërbimet dhe nuk mund të them. Po është e vërtetë se ka pasur, por shërbimet më kanë thënë mos të flas.

Rastin e konfirmoi Agjencia për Kontrollin e fluturimeve edhe policia.

“Më datë 29.09.19 në orën 14:00, në Kontrollin e fluturimeve pranë MNAV-Shkup, është paraqitur se është vërejtur aeroplan i tipit “Cessna P210” me targa të regjistrimit YR-DME, i cili ka ateruar në aeroportin sportiv “Stenkovec” dhe menjëherë ka fluturuar rreth orës 13:35. M-NAV deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion për aeroplanin me targa YR-DME, dhe as paralajmërim dhe leje për fluturim. Aeroplani nuk është lajmëruar në frekuencat e Kontrollit për Fluturim dhe radari nuk e kapur, thonë nga M-NAV.”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po e hetojnë rastin dhe se nuk mund të japin informata shtesë.  Klan mëson nga burimet  se aeroplani ka qenë me targa të Rumanisë.  Një aeroplan i tillë mund të ngarkohet edhe deri më 450 kilogram, e me një rezervuar të plotë, mund të fluturoj deri më 1700 kilometra. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia