close
Rajoni

AEROPORTI I STAMBOLLIT VONON RIHAPJEN PËR SHKAK TË BORËS

1bcf0000-0aff-0242-3fe6-08d9c57bcb99_w1597_n_r1_st

Aeroporti i Stambollit ka vonuar rihapjen të martën, pasi qyteti më i madh i Turqisë është zgjuar në një borë masive, e cila ka paralizuar trafikun dhe ka penguar shërbimet.

Ky aeroport ka më së shumti qarkullim në Evropë.

Një stuhi e borës ka mbyllur Aeroportin e Stambollit për herë të parë prej kur ka marrë primatin ndaj Aeroportit Ataturk, si qendër e re e kompanisë Turkish Airlines më 2019.

Zyrtarë të aeroportit kanë njoftuar të martën se fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 13:00.

Në qytetin me 16 milionë banorë është parë pak qarkullim dhe kompanitë e dërgesave të ushqimit nuk kanë punuar.

Zyra e guvernatorit u ka bërë thirrje banorëve që kanë braktisur makinat e tyre nëpër autostrada që të shkojnë edhe t’i marrin ato.

“Ju lutem, le t’i marrim makinat tona”, ka thënë guvernatori, Ali Yerlikaya.

Mbyllja e Aeroportit të Stambollit ka ndikuar në fluturimet drejt Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë dhe Evropës.

Aeroporti i Stambollit u ka shërbyer më shumë se 37 milionë pasagjerëve vitin e kaluar, pavarësisht pengesave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia